Flash

Aksidenti i rëndë në Devoll, vdes gruaja, 7 të plagosur

Lapsi.al 29 May 2023
Aksidenti i rëndë në Devoll, vdes gruaja, 7 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Burime bëjnë me është përplasur automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Sh. Mësohet se mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasi është goditur nga “Benz-i”.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur tetë persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin e Korçës. Fatkeqësisht, një prej të plagosurve nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasja Miranda Malolli, rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll, pasagjere në automjetin tip "Ford".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në afërsi të fshatit Cangonj. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI