Flash

Afida Turner: Tina kishte frikë se djali i saj do bëhej si Ike

Lapsi.al 29 May 2023
Afida Turner: Tina kishte frikë se djali i saj do bëhej si Ike

Afida Turner po ndan detaje të reja rreth betejave të vjehrrës së saj, Tina Turner, para se të ndërronte jetë në moshën 83-vjeçare.

Muzikantja franceze zbuloi se Tina kishte frikë se djali i saj, Ronnie, do të “bëhej si” babai i tij, Ike, i cili ushtroi dhuunë ndaj këngëtares “Proud Mary” gjatë martesës së tyre 16-vjeçare. “Tina ndonjëherë më thoshte: ‘Ti nuk duhet të qëndrosh me të. Ai do të jetë si babai i tij”, tha Afida për Daily Mail në një intervistë të botuar të shtunën. "Është shumë e rrallë që një nënë ta thotë këtë."

Frika e saj se Ronnie do të trashëgonte tendencat e dhunshme të Ike pothuajse u realizua, tha Afida, duke pranuar se djali i 12-herë fitueses së Grammy fillimisht shfaqi tipare të ngjashme. "Fillimisht, ai ishte disi si babai i tij, por më pas po shkonte shumë mirë," u shpreh ajo duke kujtuar se e paralajmëroi burrin e saj të ndjerë, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në dhjetor në moshën 62-vjeçare, se do të largohej nëse kjo sjellje do vazhdonte

“Ai bëri një përpjekje shumë të madhe për të më mbajtur mua. Në fillim ishte shumë e vështirë sepse nuk isha e gatshme të qëndroja me të”, shtoi Turner. Ronnie vdiq vetëm disa javë pas diagnozës së tij me kancer, duke e bërë atë djalin e dytë të Tina-s që ndërroi jetë para artistes. Djali më i madh Craig, vdiq në vitin 2018 nga një plagë e vetëshkaktuar me armëe zjarri. Tina kishte adoptuar gjithashtu dy djemtë e Ike, Ike Jr. dhe Michael, nga lidhja e tij e mëparshme me Lorraine Taylor.m “Nëse humbisni një fëmijë ose një të dashur, do të qani çdo mëngjes dhe çdo natë”, tha Afida./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Përse janë distancuar Majk dhe Ghetto Geasy

Majk dhe Ghetto Geasy prej vitesh bashkëpunojnë bashkë. Fillimisht në ‘Babastars’ e më pas si një dyshe që gjithmonë ka sjellë hite të padiskutueshme. Ata u ...

16:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI