Flash

Turqia mban frymën/ Erdogan udhëheq me vetëm një grusht votash

Lapsi.al 28 May 2023
Turqia mban frymën/ Erdogan udhëheq me vetëm një grusht

Turqia po mban frymën teksa pret rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Tashmë janë numëruar gati 90% e qendrave të votimit dhe dy rivalët janë kokë më kokë. Pikërisht kur po numërohen votat e fundit ka një kaos në dhënien e rezultateve.

Agjencia ANKA (foto lart) i jep kreut të shtetit në detyrë Rexhep Tajip Erdogan vetëm 50.76% të votave ndërsa kundërshtari i tij, Kemal Kiliçdaroglu ka 49.24% të votave.

Ndërsa Agjencia Anadolu raporton shifra pak më të larta për Erdogan për të cilin thotë se ka 52.7% të votave ndërsa Kiliçdaroglu numëron 47.28%.

Është pak e paqartë se si do të shkojë deri në votat e fundit. Para pak çastesh ka dalë në një konferencë për shtyp në selinë partisë së opozitës, CHP zëdhënësi Faik Oztrak. Ai tha se po zhvillohet një garë mjaft e ngushtë dhe shumë konkurruese. “Për momentin, duket se kemi një votë në çdo dy persona” - tha ai.

Oztrak tha se pala e presidentit kishte filluar tashmë një operacion manipulimesh, por ai u zotua se kampi i Kilicdaroglu do të siguronte që çdo parregullsi do të parandalohej nga “ushtria e tij e vullnetarëve”. Më pas ai e paralajmëroi Erdoganin që të mos shpallte fitoren: “Mos u mundoni të turbulloni ujërat me fjalime nga ballkoni” – tha zëdhënësi.

Pjesëmarrja ishte pak më shumë se 84%. Në raundin e parë ishte 88%. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI