Flash

Taylor Swift publikon remixin e "Karma" me Ice Spice

Lapsi.al 28 May 2023
Taylor Swift publikon remixin e "Karma" me Ice Spice

Taylor Swift  ka publikuar së fundmi një remix të "Karma"  me reperen Ice Spice.  Remiksi "Karma" shënon bashkëpunimin e fundit të profilit të lartë të Ice Spice, pas remiksit të këngës së saj "Princess Diana" me Nicki Minaj — e cila ka goditur top 5-shen e Billboard Hot 100.

Në një videoklip nga Spotify, Swift zbuloi se si dyshja vendosi për të punuar së bashku. "Bashkëpunimi me Ice Spice në "Karma" ishte një nga gjërat më të natyrshme. Ajo kontaktoi përmes ekipit të saj, thjesht duke thënë: "Hej, Ice ka qenë një fanse e madhe e Taylor që kur ishte fëmijë, do të donte të bashkëpunonte." Ajo vazhdoi, "Unë e kisha dëgjuar pa pushim -sidomos gjatë koës që bëhesha gati për turneun tim, thjesht po dëgjoja vazhdimisht Ice Spice. Kështu që menjëherë mora numrin e saj dhe i thashë: "Hej, a do të doje të bëje versionin tënd të "Karma" Ajo pranoi menjëherë”.

Në fillim të kësaj jave, Taylor njoftoi Midnights përmes Instagramit, duke shkruar, "Um. Kam shumë për t'ju thënë. Unë jam një fanse e kësaj artisteje brilante. Me kënaqësi ju them se Karma Featuring me @icespice-n  do të dalë nesër mbrëma si pjesë e albumit të ri  Midnights (Til Dawn Edition) që mund ta porosisni paraprakisht tani në store.taylorswift.com! "/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Mbreti Charles nderon Tina Turner

Mbreti Charles III nderoi të ndjerën Tina Turner me një homazh muzikor pasi ajo ndërroi jetë të mërkurën. Monarku i sapo kurorëzuar lejoi Bandën e Gardës Uel...

10:05

Ledri Vula banor i BBV3?

Ledri Vula ka zbuluar se nëse do marrë pjesë në “Big Brother Vip 3”. Ai organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G...

10:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI