Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë kundërshtuan shkuarjen në zyra të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kryetarët e rinj u asistuan nga Policia e Kosovës për të shkuar në zyrat e tyre. Por, tensionet u rritën dhe serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës. Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar këtë veprim të Prishtinës, duke e cilësuar si “hyrje me forcë” në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj, që u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit. Por, Prishtina ka mbrojtur këtë vendim duke argumentuar se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, paraprakisht ka deklaruar se situata në veri është “e rrezikshme”, duke kërkuar shtensionimin e menjëhershëm të situatës. Ndërkaq, BE-ja, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka dënuar rritjen e tensioneve dhe ka paralajmëruar Prishtinën kundër ndërmarrjes së veprimeve të njëashme. Në 4 komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe. Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - në nëntor të vitit të kaluar. Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. /RELSpoke to HR/VP @JosepBorrellF about #Kosovo. Pristina & Belgrade must engage in the EU-led dialogue now, as the only way to peace & normalisation. Pristina must de-escalate & not take unilateral, destabilising steps. @NATO_KFOR will continue to ensure a safe & secure environment.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 28, 2023