Flash

Policia dhe Guardia di Finanza kontrolle nga toka dhe ajri, shkatërrohen 31 sera me kanabis

Lapsi.al 28 May 2023
Policia dhe Guardia di Finanza kontrolle nga toka dhe ajri, shkatërrohen 31

Policia Shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë zhvilluar kontrolle nga toka dhe ajri në zonën e Lezhës.

Në finalizimin e 6 të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi” janë shkatërruar 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Në pranga u vu një person dhe u shpall në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Detaje nga policia: 

Si rezultat i punës intensive në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan fazën e gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të nisur që në muajin prill, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Gjatë kontrolleve në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën dhe u shkatërruan 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Si rezultat i hetimit intensiv proaktiv, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj veprimtarie kriminale, arrestimi i shtetasit D. M., 44 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. M., 34 vjeç, si dy nga autorët e dyshuar të këtyre tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna.

Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Beyonce i bën homazh Tina Turner

Pas vdekjes së Tina Turner në moshën 83-vjeçare, Beyonce u fut sërish në “listën e zezë” të fansave. Një pjesë e madhe e audiencës së Turner vunë në shënjest...

15:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI