Flash

Përplaset për vdekje pas mbrëmjes së maturës shqiptari në Itali

Lapsi.al 28 May 2023
Përplaset për vdekje pas mbrëmjes së maturës shqiptari

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali, pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas mediave italiane, Kevin Murataj ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare mbrëmjen e së premtes pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në Lignano Sabbiadoro.

Viktima ishte së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit për të festuar maturën, diplomën e së cilës do ta merrte më 21 qershor. Ai po dilte nga piceria “Stadio” rreth orës 23:30 për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën, por teksa po kalonte rrugën u përplas për vdekje nga një makinë.

Kevin, i lindur në Foggia dhe banues në Latisana, ishte një student i Mattei në Latisana. Pas aksidentit, ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Një autoambulancë e ka transferuar 19-vjeçarin në urgjencën e Lignano-s, ku megjithatë u konstatua vetëm vdekja.

Kevin Murataj

Në vend mbërritën edhe karabinierët e Compagnia di Latisana, të angazhuar për të rindërtuar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi. Sipas informacioneve të para, makina që goditi Kevin drejtohej nga një 21-vjeçar banues në Codroipo, i cili u ndalua menjëherë pas aksidentit.

“Një djalë i thjeshtë, i sjellshëm, një punëtor i palodhur me shumë plane për të ardhmen”, këto janë fjalët që përdori për të kujtuar Kevinin pronari i picerisë ku i riu punonte gjatë fundjavave.

“Ai ishte gjithmonë me diell, i gatshëm për t’u argëtuar, por gjithmonë me kokën mbi supe. Dhe mbi të gjitha, kishte një dëshirë të madhe për të jetuar dhe për të bërë ëndrrat e tij realitet, ishte gjithmonë i gatshëm të bënte një shaka”, tha një mik për shtypin vendas.

Të këshilluara

Beyonce i bën homazh Tina Turner

Pas vdekjes së Tina Turner në moshën 83-vjeçare, Beyonce u fut sërish në “listën e zezë” të fansave. Një pjesë e madhe e audiencës së Turner vunë në shënjest...

15:29

Aksident në Sarandë, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur. Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”...

14:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI