Flash

Opinion/ Krizat që nuk mundën dot Erdogan

Lapsi.al 28 May 2023
Opinion/ Krizat që nuk mundën dot Erdogan

Zgjedhjet e 14 majit 2023 në Turqi shënuan surpriza të shumta, ndër të cilat jo më pak e rëndësishme ishte performanca më e ulët se sa pritej e “Tabelës së Gjashtë” një koalicion prej 6 partish që kërkonte t'i jepte fund sundimit të gjatë të Rexhep Tajip Erdogan. Votimet do të përcaktonin raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe për përbërjen e parlamentit.

Gama e gjerë e “Tabelës së Gjashtë”, e cila mblodhi parti nga pikëpamje shumë të ndryshme politike nën emrin “Aleanca e Kombit” duke marrë edhe mbështetjen e lëvizjes politike kurde, nuk u pasqyrua në kutinë e votimit.

Krizat e mëdha si pandemia, kriza ekonomike e Turqisë dhe tërmeti i shkurtit nuk mjaftuan për të mposhtur Erdoganin. Dhe megjithëse Partia AK e Erdoganit humbi vota, ajo mbajti epërsinë në parlament.

Për disa vëzhgues, mbështetësit e Kemal Kilicdaroglu dukeshin të papërgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve. Kjo u pa në mënyrën se si u shpallën rezultatet e raundit të parë dhe në ndryshimin e ekipit të fushatës pas kësaj. Shenja ishin edhe improvizimi i negociatave politike dhe ndryshimet rrënjësore në diskurs në prag të raundit të dytë. / Marrë nga BBC, Prof. Emre Erdogan, Universiteti Bilgi

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI