Flash

Dalin rezultatet e para të balotazhit në Turqi

Lapsi.al 28 May 2023
Dalin rezultatet e para të balotazhit në Turqi

Vijon numërimi i votave të zgjedhjeve të raundit të dytë të presidencialeve në Turqi.

Nga të dhënat paraprake që raportojnë mediat, presidenti në detyrë Rexhep Taip Erdogan do të marrë edhe një mandat tjetër pasi ai ka marrë deri tani 53.7% të votave.

Rivali i tij i opozitës Kemal Kilicdaroglu është ndalur në 46.3%. Deri tani janë numëruar gati 82% e votave.

Sipas Anadolu Agency, dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve është 4% më e ulët se në rundin e parë, përkatësisht 84-85 për qind. Mbi 400 mijë vullnetarë nga partitë opozitare kanë monitoruar procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave. Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI