Flash

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Vuçiç-it nga partia? Mediat botërore raportojnë detajet

Lapsi.al 28 May 2023
Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Vuçiç-it nga

Dorëheqja e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, nga pozita e kryetarit të partisë s’ka kaluar pa rënë në llupën e mediave të mëdha botërore. Prestigjozja amerikane, Associated Press ka shkruar për një lëvizje të tillë të Vuçiqit, të cilën e shohin si një taktikë për të krijuar një lëvizje më të gjerë politike për shkak se po përballet me një valë protestash anti-qeveritare.

Prestigjozja më tej shkruan se Vuçiç shpesh është kritikuar që po vazhdon të mbajë dy pozita, atë të presdientit dhe të kryetarit të partisë.

Sipas analistëve, kjo është një përpjekje e presidentit të Serbisë për të rigrupuar sa më shumë njerëz pas një dekade pushtet dhe pas presionit publik gjithmonë e më shumë në rritje.

Associated Press përmend protestat masive që po organizohen pas dy ngjarejve tragjike, dhe përmenden gjithashtu edhe akuzat e protestuesve drejt qeverisë për krijimin e një atmosfere me gjuhë urrjetjeje kundër kundërshtarëve politikë dhe fushatat e pamëshirshme propagandistike në mediat kryesore serbe.

Agjencia amerikane shkruan se partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë demonstratat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe kreut të shërbimit inteligjent, heqjen e licencave të transmetimit për dy stacione televizive pro-qeveritare dhe shkarkimin e organit të monitorimit të medias.

Ndërkohë për lëvizjen e re të presidentit të Serbisë ka shkruar edhe mediumi francez FP, duke thënë se mitingu i orgnaizuar të premten ngjante me një fushatë elektorale.

France Press raportoi deklaratën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID), Bojan Klaçar, i cili ka thënë se krijimi i një lëvizje të re politikë shtë “një mënyrë për të kapërcyer krizat që potencialisht mund të shpërthejnë brenda SNS”.

Klaçar shtoi se Vuçiq dëshiron të sigurojë një mandat tjetër politik duke krijuar një lëvizje të re. Me sugjerimin e Vuçiqit, kryetar i SNS-së u zgjodh ministri aktual i Mbrojtjes Millosh Vucevic.

Partia e Vucicit është përballur me një presion të madh publik për gati një muaj, pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, në të cilat 18 persona, përfshirë nëntë studentë, u vranë në një shkollë në Beograd.

Që atëherë, disa dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga opozita, kanë dal në rrugët e Beogradit një herë në javë për të protestuar kundër dhunës në media, shkollë dhe jo vetëm.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI