Flash

Shfajësimi bajat i Ramës pas 10 vitesh pushtet: Hipoteka e Vlorës është turpi i PS

Lapsi.al 27 May 2023
Shfajësimi bajat i Ramës pas 10 vitesh pushtet: Hipoteka e Vlorës

Teksa vijoji takimet falenderuese, Rama e quajit ‘turpin të Partisë Socialiste’ hipotekën e qytetit bregdetar.

Megjithëse preferoi të mos bëjë dikë shembull publikisht, Edi Rama pranoi se njerëz që turpërojnë partinë nuk mungojnë as në qeverisjen vendore.

“Njerëzit nuk e kanë dhënë votën nga kënaqësia e madhe për mrekullitë që kemi bërë ne, por e kanë dhënë nga besimi i madh, që kanë dhe nga pritshmëria e lartë që kanë për ne. Kjo do të thotë që në çdo bashki ka mësime të mëdha për të nxjerrë, se ne nuk kemi marrë votën e vlonjatëve për hipotekën e Vlorës. Vlonjatët nuk kanë ardhur më 14 maj t’i japin 71% Ermalit se janë të lumtur me çfarë bën hipoteka e Vlorës.

Hipoteka e Vlorës është turpi i PS të Vlorës, turpi i PS të Shqipërisë. Mora një shembull mund të marr edhe shembuj nga qeveria qendrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar, por ama këto shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën pas e për të thënë ‘ne s’kemi punë’, por për të bërë çmos që ato gjëra që janë bërë keq të mos vazhdojnë të bëhen keq, dhe njerëzit e këqij mos kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushk, gjak, komshi. Është shumë e rëndësishme që në partin e Vlorë të bëhet një reflektim i madh në lidhje me këtë, që partia mos jetë instrumenti i përfitimeve të një grushti njerëzish. Duhet të mishërojë ambicien tonë për Vlorën” -u shpreh Rama nga Vlora.

Të këshilluara

Beyonce i bën homazh Tina Turner

Pas vdekjes së Tina Turner në moshën 83-vjeçare, Beyonce u fut sërish në “listën e zezë” të fansave. Një pjesë e madhe e audiencës së Turner vunë në shënjest...

15:29

Aksident në Sarandë, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur. Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”...

14:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI