Flash

Rama: Deputetët të dalin me uniformë të pastrojnë Vlorën, gushtin e kanë pushim

Lapsi.al 27 May 2023
Rama: Deputetët të dalin me uniformë të pastrojnë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falenderimeve këtë të shtunë, duke u ndalur në Vlorë ku ka falenderuar qytetarët për besimin dhe votën e dhënë në zgjedhjet e 14 majit.

Rama vuri theksin tek pastrimi i vijës bregdetare dhe qytetit në tërësi.

Ai u shpreh se kryebashkiaku i ri, Ermal Dredha, së bashku me çdo punonjës në Bashki, duke përfshirë edhe deputetet të nisin nga puna dhe të pastrojnë çdo cep të qytetit.

"Është koha që Ermali të marrë në krah të gjithë ata që duhen marrë në krah për atë punë dhe ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë, por jo vitin tjetër. Çdo ditë kryetari i Bashkisë, me të gjithë të tjerët në Bashki, qofshin të pastrimit, gjelbërimit, planifikimit, duhet të dalin dhe të pastrojnë Vlorën.

Bashkë me deputetët se harrova deputetët, Se në gusht nuk keni parlament, merrni një uniformë të pastrimit dhe punoni tetë orë në ndërmarrjen e pastrimit.

Koshat e plehrave janë një shëmtie e madhe në qytet dhe nuk justifikohen me asgjë, se nuk është Kina.

Një pëllëmbë vend është për të mos u mbajtur pastër. Shpresoj se së bashku do të bëjmë punë akoma më të mëdha. Jam i bindur që Bashkia e Vlorës do të futet komplet në një marsh tjetër", tha Rama.

Të këshilluara

Aksident në Sarandë, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur. Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”...

14:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI