Dy kolumnistë të regullt të Lapsi.al që në shkrimet e tyre përplasin shpesh ide kontradiktore, janë futur këtë radhë në një polemikë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Nga njëra anë në një editorial të publikuar të premten Blendi Kajsiu ka hedhur tezën se masakra zgjedhore është një mit i opozitës e cila në fakt është bojkotuar nga vouesit e saj. Pra sipas tij zgjedhësi në këtë garë kanë rrefuzuar dshen meta Berisha duke mos dalë në votime. "Nëse pranojmë këtë fakt, atëherë bien të gjitha pretendimet e “masakrës elektorale”, që nga vjedhja e votës, vjedhja e logos së PD-së, heqja e Berishës nga fleta e votimit, përdorimi i administratës apo manipulimi dhe kontrolli i KQZ-së apo KAS-it. Asnjë nga këta faktorë, edhe sikur të gjithë të ishin të vërtetë, nuk është aq përcaktues i rezultatit elektoral sa bojkoti", shkruan ai në shkrimin: "Mjaft me masakrën elektorale" (linku poshtë).
Boll me “masakrën elektorale”!
Për të përforcuar tezën e tij Kajsiu përmend edhe rastin e kolegut Bushati që ndonëse sipas tij mbron kauzat e opozitës vetë votoi për Arlind Qorin.
"E kam fjalën për gazetarë serioz si kolegu Andi Bushati integritetin e të cilëve askush nuk e vë në dyshim, madje as kundërshtarët e tyre më të thekur. Ai kanë deklaruar publikisht dhe në mënyrë transparente se nuk do të votojë për koalicionin Berisha-Meta por për Lëvizjen Bashkë dhe kandidatin e saj Arlind Qorri.
Nëse edhe mbrojtësit më të mëdhenj të “opozitës së vërtetë” Berisha/Meta nuk i votojnë ata sepse nuk i lënë skrupujt moral dhe politik, atëherë përse është çudi kur elektorati opozitar ndjek shembullin e tyre" ka shkruar ai.
Pikërisht ku qëndrim dhe ky citim m ka yshtur replikën, me bindjen se mëkati i këtyre zgjedhjeve nuk duhet kërkuar vetëm tek bojkotimi i elektoratit opozitar, por mbi të gjitha tek manipulimi shtetëror. Për rastin personal Bushati ka shkruar: "besoj se është në nderin e çdo kujt që kërkon të angazhohet publikisht, e cilitdo që synon të jetë intelektualisht i ndershëm, të mbrojë të drejtat e atyre që nuk i voton, madje edhe të atyre që nuk i pëlqen apo i refuzon. Këtu ndahet njeriu që i beson mendimit të drejtë racional nga tifozi dhe militanti. Pranadaj mendoj se në këtë pikë nuk ka paradoks, por koherencë".
Replikë me Kajsiun: Po ai që vodhi, s’paska faj?
E më pas një një editorial të titulluar "po ai që vodhi nuk ka faj" (linku këtu lart) ai shkruan:
"Ndërsa Kajsiu kënaqet me konstatimin se shqiptarët e bojkotuan binomin e së shkuarës, mua më mundon dilema se si kemi degraduar deri në këtë pikë, që për të vazhduar të na sundojë, Ramës i duhet të vjedhë dhe dy “të marrë fund” si Meta dhe Berisha. Pse, kur qenkeshin kaq të mospëlqyer dhe të refuzuar, atyre i’u duhej rrëmbyer dhe vula dhe sigla dhe financimi publik dhe emri i Saliut nga fleta e votimit edhe komisionerët dhe numëruesit? Pse dhe gjykata, dhe KAS dhe KQZ folën me të njëjtën gjuhë si shefi i madh? A nuk duhet të na shqetësojë fakti se të gjitha institucionet e këtij shteti të kapur morën vendime pro një minorance dhe kundër asaj që votuesit njohën si opozitë?
Fatos Lubonja: Ç’mund të bëjë Rama për pushtet;
Pse shteti u bë njësh me partinë në pushtet duke shpërndarë para pensione, paga bonuse? Pse patronazhistët bënin presion përpara qëndrave të votimit, mos vallë vetëm për të mposhtur dy personazhe që i kanë braktisur të gjithë? Pa dhënë këto përgjigje nuk mund të ketë debat, as mbi 14 majin dhe as mbi atë se kush është kush, në këtë skenë politike".
Brenda përplasjes së ideve mes të dyve ka dhe plot argumenta të tjerë interesantë. Ato janë pjesë e një debati që Lapsi.al ka hapur për arsyet e rezultatit të 14 majit dhe të zgjedhjeve të lira në përgjithësi. Pikërisht për këtë edhe kontribues të tjerë janë të ftuar të ndërhyjnë pa paragjykim në këtë shkëmbim idesh që po bëhet gjithnjë e më i rallë një një hapsirë gjithnjë e më të varfër dhe të kontrolluar.
©Lapsi.al