Flash

Mbështetja për Ukrainën, Rusia vendos dëbimin e arsimtarëve gjermanë

Lapsi.al 27 May 2023
Mbështetja për Ukrainën, Rusia vendos dëbimin e

Qindra shtetas gjermanë, të punësuar në sistemin arsimor e kulturor në Rusi, do të dëbohen nga vendi duke nisur nga java e ardhshme, me 1 qershor. Lajmi u dha nga vetë ministri i Brendshëm gjerman. Ai konfirmoi për mediat, se vendimi është marrë nga Rusia. Ky shtet ka vendosur që mijëra punonjës në disa sektorë, shtetas gjerman, të dëbohen menjëherë nga vendi i tyre. Ata i shtohen kështu listës së gjatë të diplomatëve e zyrtarëve të tjerë që janë dëbuar nga Moska zyrtare, që kur Gjermania vendosi si aleate e vend anëtar i NATO-s, të ndihmojë Ukrainën përballë Rusisë.

Vetëm në prill, si Rusia ashtu edhe Gjermania njoftuan se 40 punonjës në ambasadat e tyre respektive janë dëbuar nga të dy vendet, duke u shpallur madje non grata. Disa vende të BE kanë përjashtuar diplomatët rusë, që nga nisja e konfliktit të armatosur, në shkurt të vitit të shkuar, madje mbi 40 diplomatë rusë dyshohet se kanë punuar edhe si spiunë, në një prej vendeve të Evropës.

Pak ditë më parë, Kancelari Scholz njoftoi se do të dërgojë armatime të reja në Ukrainë. Që prej janarit, i ka dërguar vendit në luftë tanke leopard ndërsa tashmë premtimi është për armatime në vlerë 2.7miliardë euro.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI