Flash

Beyonce i bën homazh Tina Turner

Lapsi.al 27 May 2023
Beyonce i bën homazh Tina Turner

Pas vdekjes së Tina Turner në moshën 83-vjeçare, Beyonce u fut sërish në “listën e zezë” të fansave.

Një pjesë e madhe e audiencës së Turner vunë në shënjestër Beyonce dhe Jay Z , për këngën e tyre të vitit 2013 “Drunk in Love” dhe disa tekste që tallnin abuzimin e artistes së ndjerë nga ish-bashkëshorti i saj, Ike.

Pavarësisht kësaj, Beyoncé i bëri homazhe ‘mbretëreshës’ së rock and roll-it, duke e ndalur koncertin e saj në Paris për të thënë: ‘Dua që të bërtasësh, të ndjesh dashurinë e publikut’.

Video e atij momenti po bën xhiron e rrjetit.

Fansat e këngëtares e kanë kritikuar çiftin për tekstet të cilat i referohen marrëdhënies abuzive të yllit të ndjerë me ish-bashkëshortin e saj, Ike Turner.

Tina Turner, e lindur si Anna May Bullock, vdiq në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër. Vdekja e saj ka rindezur debatin mbi portretizimin e përvojave të saj traumatike dhe tekstet e Jay-Z në këngën e diskutueshme janë rishfaqur, me mediat sociale duke e quajtur atë një referencë mosrespektuese dhe përçmuese ndaj abuzimit që pësoi Turner.

Të këshilluara

Aksident në Sarandë, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur. Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”...

14:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI