Flash

Ukrainasi i akuzuar për spiunazh: Dua makinën time!

Lapsi.al 26 May 2023
Ukrainasi i akuzuar për spiunazh: Dua makinën time!

Ukrainasi Fedir Alpatov ka folur pas daljes nga burgu dhe gjëja e parë që ka kërkuar është makina e tij e bllokuar në ish-uzinën e Gramshit, ku ndodhi sulmi ndaj dy ushtarëve shqiptarë. Alpatov tha se nuk mund të largohet nga vendi për shkak se autoritetet i kanë bllokuar pasaportën. Ai thotë se nuk është një kriminel dhe se erdhi në Shqipëri pasi është i apasionuar pas vendeve ish komuniste dhe ndërtesave të vjetra,

“Dua të marr makinën time, nuk mund të largohem jashtë vendit për shkak të pasaportës pasi ma kanë bllokuar, nuk jam një kriminel, kam ardhur këtu si i apasionuar pas vendeve ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra”, tha Alpatov pas takimit me avokatin e tij, Saimir Visha.

Dje, Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për spiunazh. Timofeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje dhe Zorin arrest shtëpiak. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në mbyllje të hetimeve.

https://lapsi.al/2023/05/25/plas-flluska-e-sapunit-me-spiunet-ruse-si-e-trazoi-situaten-politika/

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI