Flash

Tritol fasonerisë së italianit/ Autori lëvizi me biçikletë

Lapsi.al 26 May 2023
Tritol fasonerisë së italianit/ Autori lëvizi me

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol në një fasoneri, në pronësi të një biznesmeni italian në Tiranë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

Biznesmeni italian deklaroi në polici se dyshon se shkak për shpërthimin mund të jetë konkurrenca, teksa sipas uniformave blu, pista kryesore që po hetohet, është ajo e një kërcënimi të mundshëm.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, pati një shpërthim me tritol, me lëndë plasëse në derën e fasonerisë, në pronësi të një biznesmeni italian. Një fasoneri e cila prodhonte këpucë. Sipas burimeve të policisë, një sasi e vogël tritoli, ishte vendosur në pjesën e shkallëve dhe të bordurës ku kati i parë i këtij pallati 7-katësh, është i përshtatur me dyqane dhe fasoneri.

Ende nuk është përcaktuar sasia e lëndës plasëse. Sipas banorëve të zonës, shpërthimi ishte tejet i fuqishëm. Ka dëme materiale. Ditën e sotme, ka nisur puna qetësisht nga punonjëset në këtë fasoneri.

Mësohet se autori është afruar dhe larguar më pas me një biçikletë, pak metra më tej, në rrugën kryesore është mësuar se autori ka lëvizur me biçikletë. Nga ana tjetër, sipas burimeve të policisë, pista kryesore që po hetohet, është ajo e një kërcënimi të mundshëm. Biznesmeni italian është marrë në pyetje që mbrëmjen e djeshme. Nuk ka probleme me drejtësinë. Policia, në sajë të informacioneve, ka konkluduar se biznesmeni italian në vendin tonë ka konflikte të hapura me persona të tjerë, por për shkak të hetimit, nuk japin të dhëna konkrete deri në momentin që do të ketë një pistë zyrtare apo identifikim të autorit”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI