Flash

Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, prangoset 27 vjeçari

Lapsi.al 26 May 2023
Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, prangoset 27

Në kuadër të operacioni policor i koduar “Tabachino”, është bërë i mundur ndalimi i të riut i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.Sipas policisë sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, të mbështetura nga inteligjenca informative se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për shitje dozash kokaine, e ushtronte sërish këtë veprimtari kriminale, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Tabachino”, dhe kanë vënë në pranga 27 vjeçarin, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI