Flash

Tentoi të vriste fqinjin me sëpatë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari në Pogradec

Lapsi.al 26 May 2023
Tentoi të vriste fqinjin me sëpatë, arrestohet në

Erjon Shaqollari 38 vjeç, është vënë në pranga pasi tentoi të vriste fqinjin e tij, 61-vjeçarin Kastriot Hoxhallari me sëpatë, në Pogradec.

Sipas informacioneve të policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

61-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Shaqollarit i është gjetur dhe një thikë.

Njoftimi i Policisë: Pogradec

Tentoi të vriste me mjet prerës (sëpatë) fqinjin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Sekuestrohet një tjetër mjet prerës (thikë) që iu gjet me vete 38-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së informacionit për një konflikt midis 2 fqinjëve, në lagjen nr. 5, kanë organizuar punën me qëllim neutralizimin e këtij konflikti, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI