Flash

Tensioni në veri të Kosovës: Fajtor Aleksandër Vuçiç

Lapsi.al 26 May 2023
Tensioni në veri të Kosovës: Fajtor Aleksandër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, Berisha u shpreh se dënon manipulimin e bërë nga Beogradi zyrtar ndaj serbëve të Kosovës si dhe u ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të shmangë tensionet e të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.

"Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale. Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bëj thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon" - shkroi Berisha.

Të këshilluara

QUINTI: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, të njoftuar ndry...

22:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI