Flash

QUINTI: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Lapsi.al 26 May 2023
QUINTI: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, të njoftuar ndryshe si QUINT, kanë reaguar për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, ku Policia asistoi për t’i vendosur në zyrat e tyre kryetarët e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. 

Përmes një komunikate për media nga QUINT thanë se “ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje”.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan" - thuhet ne deklaratë.

Ndërkaq, përveç kritikave në drejtim të Kosovës nga QUINT-i kritikuan edhe Serbinë, e cila ngriti gatishmërinë e Ushtrisë Serbe në kufirin me Kosovën.

“Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI