Flash

Kreditë me probleme/ Mali i Zi dhe Shqipëria me nivelet më të lartë në rajon

Lapsi.al 26 May 2023
Kreditë me probleme/ Mali i Zi dhe Shqipëria me nivelet më

Me gjithë tendencën e vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, Shqipëria ende vazhdon të ketë një raport të kredive me probleme ndër më të lartët në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 5%, ndërsa në fund të tremujorit të parë ka shënuar një rritje të lehtë në 5.15%.

Mbështetur në të dhënat e Bankave Qendrore të vendeve të rajonit, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2022 ishte Mali i Zi, në nivelin 5%. Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e paskrizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme.

Megjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni. Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 4.5%, e ndjekur nga Serbia, me 3%, Maqedonia e Veriut, me 2.8% dhe Kosova, me 2%.

Për shumicën e vendeve ky tregues ka shënuar një rënie të mëtejshme gjatë vitit të kaluar, por në një masë më të vogël krahasuar me vitet e mëparshme. Raporti i kredive me probleme në Shqipëri vitin e kaluar pësoi një rënie me rreth 0.65 pikë përqindje.

Megjithë përpjekjet e shumta, sektori bankar nuk ka arritur ta ulë raportin e kredive me probleme në nivelet minimale të para krizës së vitit 2008.

Ky proces u frenua disi nga efektet afatshkurtra të pandemisë në vitet 2020-2021, ndërkohë që inflacioni i lartë dhe rritja e shpejtë e normave të interesit shtrojnë sfida të reja. Këto efekte u shfaqën vetëm pjesërisht vitin e kaluar, duke e ngadalësuar ritmin e rënies së raportit të kredive me probleme.

Në projeksionet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, një rritje e lehtë e raportit të kredive me probleme është e pritshme për vitin 2023. Megjithatë, për tremujorin e parë të vitit rritja ka qenë mjaft e lehtë.

Normat e interesit në tregun financiar po shfaqen më të stabilizuara. Nga ana tjetër, mund të vlerësohet se një ndikim të konsiderueshëm pozitiv po jep edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit.

Më shumë se gjysma e portofolit të kredisë bankare është në valutë të huaj dhe një pjesë e mirë u takon huamarrësve që i sigurojnë të ardhurat e tyre në lekë.

Kursi i euros ka prekur tashmë minimumet historike dhe monedha europiane ku humbur pothuajse 8% të vlerës krahasuar me një vit më parë.

Kjo po i ndihmon huamarrësit në valutë të përballojnë më lehtë rritjen e normave të interesit dhe uljen e fuqisë blerëse që ka shkaktuar inflacioni i lartë.

Banka e Shqipërisë ka gati një plan masash për të parandaluar një rritje të rëndësishme të kredive me probleme, që ka në thelb lehtësimin e ristrukturimeve./ Monitor.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI