Flash

DASH: Veprimet e Kurtit me pasoja në raportet Kosovë – SHBA

Lapsi.al 26 May 2023
DASH: Veprimet e Kurtit me pasoja në raportet Kosovë – SHBA

Ka qenë mjaft e ashpër një deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit për tensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në të dënohet veprimi i qeverisë së Kosovës për të dërguar në zyrë, kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës” – thuhet në deklaratën që më pas nënvizon se kjo do të ketë pasoja në raportet mes dy vendeve.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën.

I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin” – thuhet në deklaratë.

Më herët Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shprehur se “i dënonte fuqishëm” veprimet e Qeverisë së Kosovës. Përmes një komenti llogarinë e tij në Twitter ai i ka kërkuar kryeministrit Kurti t’i ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë destabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.” – u shpreh Blinken.

Për ngjarjet reagoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier që ka theksuar se dhuna e sotme në veri duhet të ndalohet menjëherë.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Masa e dhunshme sot duhet të ndalohen menjëherë”, - ka shkruar Hovenier në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI