Flash

Celine Dion anulon turneun pas problemeve shëndetësore

Lapsi.al 26 May 2023
Celine Dion anulon turneun pas problemeve shëndetësore

Celine Dion po anulon turneun e saj në mes të betejës së vazhdueshme shëndetësore me Sindromën e Personit të ngurtë.

Këngëtarja 55-vjeçare bëri një njoftim zyrtar në rrjetet e saj sociale duke treguar se të 42 datat e ardhshme në turneun e saj Botëror Courage po anulohen. “Me zhgënjim  duhet të njoftojmë sot anulimin e turneut botëror ”, shkruhej në mbishkrimin e një postimi në Instagram.

Në një deklaratë, Dion citohet të ketë thënë: "Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Nuk është e drejtë për ju që vazhdojë të shtyjë shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë. Dua që të gjithë ta dini, nuk jam duke hequr dorë... dhe mezi pres t'iu shoh përsëri."

Artistja njoftoi diagnozën e saj të rëndë në dhjetor në një video emocionuese të postuar në Instagram. "Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m'u desh kaq shumë kohë për t'ju kontaktuar, më mungoni shumë dhe mezi pres të jem në skenë duke ju folur personalisht," nisi ajo mesazhin e saj.

Këngëtarja e "My Heart Will Go On" tregoi se ndërsa më në fund ka kuptuar se çfarë i shkakton problemet e saj shëndetësore, çrregullimi ka ndikuar në jetën e saj të përditshme dhe mënyrën se si ajo performon në skenë. "Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur," shpjegon Celine. "Për fat të keq këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe nuk më lejon të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar"./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Pse Tina Turner donte të "ikte" nga fama?

Këngëtarja "What's Love Got to Do With It" ,Tina Turner nuk e ka ndjerë gjithmonë dashurinë nga bota. Në fakt, duke u kujtuar vazhdimisht nga publiku për abu...

14:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI