Flash

Arrestohet në portin e Rodosit një 34-vjeçar shqiptar pasi u kap me 7.2 kg kanabis

Lapsi.al 26 May 2023
Arrestohet në portin e Rodosit një 34-vjeçar shqiptar pasi u

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Rodos, nga punonjës policie të Prokurorisë së Narkotikëve pranë NënDrejtorisë së Sigurisë Rodos. Ndaj tij është ngritur një dosje për posedim, transport dhe trafikim të lëndë narkotike.

Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve të Rodos kanë shkuar paraditen e djeshme në portin tregtar të Rodos për të kryer kontrolle tek pasagjerët e anijeve që kishin mbërritur në port.

Në orën 09:30 pas zbarkimit të BLUE STAR 2, 34-vjeçari u pikas dhe gjatë kontrollit që i’u bë, në valixhen e tij të udhëtimit i’u gjetën dhe u konfiskuan gjashtë pako plastike të improvizuara, me kanabis të papërpunuar me një peshë totale bruto. prej 7252 gram.

Gjithashtu, atij iu sekuestrua edhe një celular.

Kur u mor në pyetje, i akuzuari deklaroi se nuk e njihte dërguesin dhe marrësin e lëndës narkotike dhe se marrësi do ta priste në një parking në Rodos në kryqëzimin e rrugëve Kameiros dhe Tsaldari.

Policia nuk mundi të kërkonte në të dhënat e kompanive të trageteve për më shumë bileta në emër të të akuzuarit të mësipërm për të verifikuar gamën e udhëtimeve që ai ka bërë.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI