Flash

Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin duke korruptuar efektivin, procedohet 30 vjeçari në Kakavijë

Lapsi.al 25 May 2023
Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin duke korruptuar efektivin, procedohet

Një 30-vjeçar ka tentuar të korruptojë një efektiv të policisë kufitare për të kaluar ilegalisht në Greqi. I riu ishte deportuar nga shteti fqinj dhe ka tentuar të rikthehet në Greqi në mënyrë të parregullt.

Kur shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë i kanë kërkuar pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit, ai ka dorëzuar mjetin e identifikimit me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj. Ndaj 30-vjeçarit me iniciale S. D., banues në Kuçovë, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të dalë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria, pasi ishte kthyer deportiv nga pala greke, procedohet penalisht 30-vjeçari.

Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit S. D., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi S. D. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, që ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt, duke qenë se shtetasi S. D. ishte kthyer deportiv nga Policia Kufitare e Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Parashikimi i motit: Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. K...

07:38

Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndr...

07:34

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI