Flash

Teatri i Ramës/ Nuk votoi për rritjen e rrogës së tij si kryeministër

Lapsi.al 25 May 2023
Teatri i Ramës/ Nuk votoi për rritjen e rrogës së tij si

Ndërkohë që shumica e deputetëve socialistë u pasurua edhe me 25 kolegë të tjerë (97 vota), për të miratuar rritjen e pagës së deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit, Edi Rama nuk ka qenë në sallë. Me këtë veprim ai ka shmangur ngritjen e kartonit jeshil personal për t'u paguar si kryeministër me 3.9 milionë lekë. Ky teatër i Ramës ishte i panevojshëm sepse këtë truk ai e ka shpenzuar edhe për të shtyrë mbylljen e basteve, kur thoshte se "unë dua, por deputetët nuk më binden". Gjatë fjalës së tij në kuvend, Rama i mbrojti këto masa duke argumentuar se piramida e pagave në Shqipëri nuk ka ndryshim nga ajo e vendeve të rajonit.

Që gjesti i Ramës ishte i panevojshëm këtë e tregoi së pari fakti se socialistëi i shtuan votat edhe me deputetë opozitarë, gjë që nuk mund të bëhej pa një lobing politik të dirigjuar nga shefi i qeverisë. Së dyti, aq i përsosur ishte ky bashkëveprim sa presidentit të republikës, Bajram Begaj iu kërkua ta dekretonte me urgjencë ligjin dhe ai pranoi publikisht me shkrim se do të hidhte këtë hap, në një kohë kur ende deputetët se kishin votuar atë. Lapsi.al e ka rrëfyer këtë maskaradë në linkun poshtë.

Dekreti urgjent/ Presidenti qesharak i një parlamenti të turpshëm 

Por për të mos u afishuar me zemërimin popullor ndaj këtij akti Rama vendosi të mos identifikohej me ligjin që ka përgatitur dhe urdhërin që ka dhënë vetë. Edhe gjatë debatit në parlament ai ironizoi deputetin opozitar Sula, që tha se shtesën e pagës së tij do ia kalonte jetimores së Peqinit. Ndoshta merakun e kryeministrit e ka shtuar  edhe deklarata publike e liderit të opozitës se ai nuk do ta votojë këtë maskaradë.

Mbi bojkotin që Rama i bëri seancës mund të ketë luajtur rol edhe protesta që organizoi përpara kuvendit forca surprizë e zgjedhjeve të Tiranës, Lëvizja Bashkë. Ndërkohë që deputetët diskutonin për rritjen e të ardhurave personale aktivistët e Arlind Qorit, organizoi një manifestim me një parrullë gjigande: "Mos u ngopshi".

Rritja e rrogave/ Dyfishim për deputetët dhe indeksim për të tjerët 

Viktimë e tyre ranë disa deputëtë dhe sidomos ish zv.kryeministri Ahmetaj të cilit protestuesit i hodhën para fallco duke i thirrur "hajdut hajdut".

 

Protestuan para Kuvendit, policia në zyrat e partisë së Arlind Qorit 

Ndoshta Edi Rama nuk ka dashur të asociohet me të gjithë këtë. Por ndonëse ai iku nga salla dhe e bojkotoi votimin, askush nuk arrin të imagjinojë se kryeministri mund të jetë lënë jashtë kësaj vendimmarrjeje. Prandaj mosprezenca nuk është një akt i menduar mirë. Më shumë sesa një distancim ajo fsheh një kompleks.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI