Flash

Stresi flet për mardhënien me Noizy-n: Duan të na ndajnë

Lapsi.al 25 May 2023
Stresi flet për mardhënien me Noizy-n: Duan të na ndajnë

Stresi, emri i të cilit është lakuar kaq shumë kohët e fundit ka dhënë një intervistë për emisionin “Lancio” në “TAR” ku zbuloi shumë gjëra. Ndër temat që u diskutuan ishte edhe raporti i tij me Noizy-n.

I pyetur si po shkon bashkëpunimi i tyre i parë “Medalioni” ai u shpreh: Të them të drejten, jam interesuar duke pyetur dhe Noizy-n. Në Londër jemi numër 1 ‘trending’ prej tre ditësh dhe është shumë një këngë shqiptare të qëndrojë numër 1 ‘trending’ në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga po ecën me ritmet e huaja, me thënë të drejtën e kemi pritur kështu. Çdo gjë ka qenë me paramendim, edhe shakaja që bëmë.

Para publikimit të bashkëpunimit, Noizy dhe Stresi ishin kryefjalë e portaleve nga disa postime në rrjetet e tyre sociale ku dukej qartazi se ishin ‘thumba’ për njëri-tjetrin dhe ku gjithashtu nuk ndiqeshin më. Kjo situatë u komentua si një zënkë mes artistëve, por në fakt ishte e gjitha një ‘prank’ nga ana e tyre.

“Ideja ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. Mirë më tha, po para koncertit. Edhe na erdhi mundësia para se të nxirrnim këngën. Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim,”-shtoi ai.

Ribashkimi me Noizy-n pas kaq shumë vitesh armiqësi ka shkaktuar mjaft komente në rrjet, si e komenton këtë Stresi?

“Plasën, u mbytën. Është shumë e vërtetë që ne kemi patur ato zënkat tona. Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në zemër. Po nuk ia dolën dot ata njerëz. Unë jam pro i çdo njeriu që pajtohet me dikë. Kanë kaluar kur kemi qenë adoleshentë, se tani jemi në një moshë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka gjë më të mirë se dy njerëz të pajtohen. Fatkeqësisht ne kemi një publik shumë vulgar.”

Të këshilluara

Alec Baldwin përfundon xhirimet e Rust

Alec Baldwin ka përfunduar xhirimet e filmit Rust. Të hënën, Baldwin ndau një foto në Instagram të dy anëtarëve të kastit në film - Patrick Scott McDermott d...

15:20

Kate Middleton refuzon të jap autograf

Kate Middleton refuzoi të thyente protokollin për një grup nxënësish që kërkonin autografin e saj. Thuhet se Princesha e Uellsit refuzoi me mirësjellje kur t...

14:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI