Flash

“Nuk do merrni koqe leku”/ Lubonja: Rama kërcënoi hapur në fushatë

Lapsi.al 25 May 2023
“Nuk do merrni koqe leku”/ Lubonja: Rama kërcënoi hapur

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka renditur në studion e emisionit “Open” në Neës 24 arsyet pse sipas tij në Shqipëri nuk ka demokraci, por regjim. Ai thotë se një vend ku burgjet votojnë 100%, kryeministri thotë se “nëse votoni për opozitën, nuk do merrni asnjë lek”, nuk ka demokraci. Rama, sipas Lubonjës, ka kërcënuar qytetarët për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

“Mazhoranca fiton 52 nga 61 bashki. Nuk mund të jetë demokraci apriori. Në një vend ku burgjet votojnë 100% s’ka demokraci. Në një vend ku kryeministri thotë se “nëse votoni opozitën, nuk do merrni asnjë koqe leku”, nuk ka demokraci. Këtu nuk ka demokraci, por regjim.

Në një vend ku drejtësia është e kapur dhe përdoret, si rasti Beleri, apo vula e PD, ka shumë argumente. Nuk ka zgjedhje të lira, e po nuk pati nuk mund të flasim se kush humbi. Ne vazhdojmë e bëjmë sikur jemi në demokraci.

Ne bëjmë këtë debat këtu dhe themi kush humbet duhet të ikë. Kush humbet ikën, këto janë rregullat e demokracisë. Ndërsa në një vend që dhe opozitën e drejton regjimi, nuk duhet diskutuar se kush do ikë. Padyshim që opozita ka 1001 probleme, por të mos harrojmë krahun tjetër.

As nuk dalin në debate, gjysma janë analfabetë nga këta kryetarët e komunave. Unë nuk jam i kësaj teze, ta derdhim zemërimin te opozita… për mua kjo është e gabuar. Nuk mund të presësh një shpëtimit që të vijë të na shpëtojë.

S’mund të presim një burrë të mirë, se politika nuk është një burrë i mirë. Politika është luftë interesash. Ata afro 100 mijë vota që mori Tom Doshi, pse nuk ndenjën në shtëpi ata? Dolën nga shtëpia dhe dolën e votuan.

Ti më blen votën, ndenjjen në shtëpi dhe pastaj thotë që i falënderoj që ndenjën në shtëpi. Pse more çfarë të mirë po u bën atyre? Pse duhet të shkojnë te Tom Doshi? Pashë tani, 64 vota të Partisë Republikane kanë shkuar nga ky grupi. Unë gjykoj që primare është mazhoranca, opozita padyshim që ka probleme. Përçarja e PD është e lidhur me aktivitetin përçarës të Ramës”, - u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI