Flash

Njeriu i Trump takohet me Ramën: Duhet të lirojmë Thaçin nga burgu

Lapsi.al 25 May 2023
Njeriu i Trump takohet me Ramën: Duhet të lirojmë Thaçin

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ish-zyrtari i lartë amerikan teksa ka publikuar disa foto me kryeministrin Rama nga zyra e këtij të fundit thekson se kanë diskutuar për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu. Sipas Grenell akuzat kundër Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët thuhet se janë manipuluar nga Jack Smith.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI