Flash

Merrnin ryshfet, vihen në pranga dy oficerë të policisë gjyqësore me urdhër të SPAK

Lapsi.al 25 May 2023
Merrnin ryshfet, vihen në pranga dy oficerë të policisë

Me urdhër të SPAK janë ekzekutuar masat e sigurisë për 5 persona, mes tyre edhe dy oficerë të policisë gjyqësore, të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet. Në njoftim thuhet:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e materialeve të referuara nga Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimi penal nr.187 datë 03.11.2022, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Ç.T dhe S.SH në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi L.H, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Z.T dhe I.T, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.45, datë 22.05.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.H, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Ç.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, Z.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore ” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, S.Sh, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 3 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.T, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Tiranë kanë ekzekutuar në datën 24.05.2023 masat e sigurimit personale të vendosur ndaj personave nën hetim të mësipërm.

Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Parashikimi i motit: Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. K...

07:38

Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndr...

07:34

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI