Flash

Kuvendi/ Berisha përdor rastin e Tom Doshit për demaskimin e zgjedhjeve

Lapsi.al 25 May 2023
Kuvendi/ Berisha përdor rastin e Tom Doshit për demaskimin e

Lideri i opozitës Sali Berisha ka shfrytëzuar sot foltoren e parlamentit për të diskredituar procesin zgjedhor të 14 majit përmes rastit të PSD-së së Tom Doshit. Me sensin e tij të hiperbolës ai tha se se këtë radhë ka ndodhur manilulimi dhe blerja më masive në histori. Për të vërtetuar këtë ai solli rastin e partisë së Doshit rezultati i të cilës u shumfishua këto zgjedhje. PSD morri 89 mijë vota të përkthyera në mbi 100 këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin. "Ai i rriti votat me 240% ose 4.4 herë. Në rast se Doshi e rriti kaq shumë blerjen, po Edi Rama që vetëm nga buxheti 'dhuroi" 33 milione euro tek 670 mijë pensionistë sa herë duhet të jetë rritur. Cili vend në botë ka bërë një akt të tillë në mes të procesit zgjedhor", pyeti ai.

Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit 

Me sa duket rritja e habitshme e PSD së Tom Doshit, e cila nuk ku pa askund në fushatë, që mori një kohë pothuasje të papërfillshme televizive për të prezantuar 'idetë" dhe kandidatët e saj, do përdoret nga opozita si prova më e madhe e prekshme se në këto zgjedhje pati një anomali të pashpjegueshme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI