Flash

Flet Berisha: Në Shkodër u shpërndanë 12 milionë euro për të blerë vota

Lapsi.al 25 May 2023
Flet Berisha: Në Shkodër u shpërndanë 12 milionë euro

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar humbjen e koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se opozita dhe kandidati i saj në kryeqendrën e veriut ishin 14% para, por ishte ndërhyrja e qeverisë dhe përdorimi i bandave kriminale në blerjen e votave që deformuan vullnetin e qytetarëve. Berisha tha se fisi i Bajrave dhe 4 banda që ishin bërë bashkë në Shkodër kanë shpërndarë 12 milionë euro për të blerë votat.

“Në Shkodër, poll-et tona dhe poll-et e kundërshtarëve tanë, dilte me 12-14% përpara për ne. Përveç këtyre poll-eve, vetë kandidati kishte një organizatë sondazhesh nga Kosova e cila konfirmonte të njëjtat rezultate. Tre ditë para zgjedhjeve, socialistët në mjediset e tyre të brendshme deklaronin se e mbyllëm Shkodrën.

Informacionet e mia ishin këto, fillimisht i dërguan 2 milionë euro bandës kryesore, Bajrave për t'i shpërndarë. Nuk patën efektin që donin. Dhe më pas kanë dërguar 10 milionë euro. Kanë unifikuar në veprimtari kriminale 5 banda nga Dajçi në Dobraç dhe i kanë vërsulur duke ndarë para dhe rrëmbyer votat për qeverinë.

Para kësaj situate unë i kërkova Akil Krajës, drejtorit të kandidatit që do të instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka, një problematik me një seri akuzash të rënda, por që thuhet se lan paratë e Olsi dhe Edi Ramës do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë.

Akili shkoi në Velipojë. Qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMW e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV-së. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënën nën kontroll", - tha Berisha në një intervistë në Syri TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI