Flash

Fansat e Tina Turner shpërthejnë kundër Jay Z dhe Beyonce

Lapsi.al 25 May 2023
Fansat e Tina Turner shpërthejnë kundër Jay Z dhe Beyonce

Fansat e Tina Turner kanë sulmuar Jay-Z dhe Beyoncé për një tekst kënge që tallet me historinë abuuzive të këngëtares së ndjerë me ish-bashkëshortin Ike Turner.

Në këngën hit të çiftit në duetin e vitit 2013, "Drunk In Love", Jay-Z bën rep, “Beat the box up, like Mike in ’97, I bite / I’m Ike Turner, turn up baby, no, I don’t play/ Baby, no, I don’t play, now eat the cake, Anna Mae/Said eat the cake, Anna Mae!.”

Emri i lindjes së Tinës ishte Anna Mae Bullock dhe pjesa e tortës thuhet se i referohej një mosmarrëveshjeje që Ike kishte dikur me fituesin e Grammy-t për një pastë. Tekstet e diskutueshme janë rishfaqur në dritë pas ndarjes nga jeta të Tina.Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it ndërroi jetë më 24 maj në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo ishte 83 vjeç.

Beyonce ishte një nga shumë të famshmet që i bëri homazhe këngëtares së ndjerë "Proud Mary". Këngëtarja e "Cuff It" ndau një deklaratë për "mbretëreshën e saj të dashur" në faqen e saj të internetit. “Të dua pafundësisht.  Ti ishe mishërimi i fuqisë dhe pasionit. Jemi të gjithë me fat që kemi qenë dëshmitarë të dashamirësisë dhe shpirtit tënd të bukur që do të mbetet përgjithmonë. Faleminderit për gjithçka që kw bërë.”

Menjëherë pas kësaj, fansat e Tinës kritikuan Beyonce dhe bashkëshortin e saj në rrjetet sociale. “Vazhdoj të mendoj se sa mungesë respekti ishte nga ana e Jay-Z dhe Beyonce-n që përmendën në “Drunk in Love” abuzimin e Tina Turner nga Ike…”, shkroi një person në Twitter. Një tjetër shtoi së bashku me një pamje të tekstit, "Një kujtim që Jay-Z dhe Beyoncé në 'Drunk in Love' thonë këto fjalë, duke tallur Tina Turner (Anna Mae)./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Çfarë raporti kanë Kristi dhe Jori

Kur ishin në “Big Brother VIP”, Jori dhe Kristin nuk kishin ndonjë marrëdhënie të afërt. Madje, ata patën edhe disa keqkuptime e debate me njëri-tjetrin. Por...

16:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI