Flash

E përplasi makina teksa ecte në rrugë, humb jetën 75-vjeçarja shqiptare në Itali

Lapsi.al 25 May 2023
E përplasi makina teksa ecte në rrugë, humb jetën

Fatal ka rezultuar fati i një 75-vjeçareje shqiptare në Itali, e cila ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë. Mësohet se moshuara është gjetur e pajetë në rrugë në Granarolo dell'Emilia në Itali. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Salie Gjonzenalajn. Aksidenti ndodhi dje në Granarolo.

Trupi i viktimës është gjetur pas disa orësh në rrugë. Shqiptarja është përplasur për vdekje nga një mjet që drejtohej nga një italian. Drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga.

Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë. Mësohet se një nga fëmijët e saj ka gjetur trupin e të moshuarës fshehur mes bimësisë në rrugë, zonë ku ajo dilte për shëtitje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI