Flash

Britney Spears ribashkohet me mamanë e saj pas grindjeve publike

Lapsi.al 25 May 2023
Britney Spears ribashkohet me mamanë e saj pas grindjeve publike

Nëna e Britney Spears, Lynne Spears, fluturoi për në Los Angeles të mërkurën për t'u takuar me vajzën e saj  pas vitesh grindje publike.

Autorja e "Through the Storm" u fotografua duke mbërritur në aeroportin e LAX-it përpara takimit të shumëpritur.Ajo fillimisht u ndal në shtëpinë e shoqes dhe menaxheres së Britney, Cade Hudson dhe më pas mori një Uber për në rezidencën e vajzës së saj, sipas TMZ. Thuhet se takimi zgjati vetëm rreth 30 minuta dhe i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i këngëtares "Gimme More", Sam Asghari. Një burim konfirmon për Page Six se Britney nuk ishte  e suprizuar nga vizita e mamasë së saj, pasi të dyja kanë "folur me mesazhe" së fundmi.

Këngëtarja "Hold Me Closer", kërko të pajtohej me  Lynne, 68, në fund të 2022. “Mami mund të pimë kafe së bashku tani!!! Eja të pimë kafe dhe të flasim për gjërat e ndodhur!!” shkruante ajo në Instagram dhjetorin e kaluar. Përpara deklaratës, Lynne i kërkoi falje Spears përmes Instagramit për të gjitha dhimbjet që pësoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar. “Të dua shumë dhe më mungon!” shtoi ajo në atë kohë. "Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!"/Lapsi.al

Të këshilluara

Kim Kardashian shpërthen kundër Kanye West

Kim Kardashian ka shpërthyer kundër  "gënjeshtrave" të ish-bashkëshortit Kanye West në media. "Ka pasur shumë gjëra me Kanye tani dhe tani po shfaqen  në med...

13:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI