Flash

U shpall e zhdukur, gjendet e pajetë pranë një fshati 49 vjeçarja nga Kolonja

Lapsi.al 24 May 2023
U shpall e zhdukur, gjendet e pajetë pranë një fshati 49

Një 49 vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor është gjetur e pajetë në një zonë mes dy fshatrave në Kolonjë.

Policia në njoftimin e saj bëri të ditur se viktima ishte larguar nga banesa disa ditë më parë.

"Në vijim të informacionit të datës 21.05.2023, që bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K., 49 vjeçe, sqarojmë se:

Më datë 24.05.2023, shtetasja M. K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur e pajetë, në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime fizike.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

BE kritikon vizitën e Dodikut në Moskë

Bashkimi Evropian ka kritikuar vizitën e liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në Moskë dhe takimin që ka zhvilluar me presidentin rus, Vl...

18:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI