Flash

Parashikimi i motit: Mot i kthjellët, temperatura deri në 27 gradë celsius

Lapsi.al 24 May 2023
Parashikimi i motit: Mot i kthjellët, temperatura deri në 27

Këtë të mërkurë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore. Ndërkohë do të ketë vranësira në shtim pasdite të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale në mesdite dhe pasdite. Më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që gjatë natës moti të përmirësohet sërisht duke rikthyer kthjellimet në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë territori i Kosovës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë Kosovën duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë vendin. Më të dukshme shirat do të jenë në Veriperëndim të territorit.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë paradites paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të fokusuara pritet të jenë në zonat Lindore. Pot parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, do të ketë rritje të lagështirës në ajër duke bërë që të ketë dhe reshje shiu në të gjithë MV. Reshjet më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore të vendit.

Evropa

Prezenca e një qendre të presionit të lartë atmosferik përkatësisht në veri të Europës me ndikim deri në veriperëndim do të kushtëzojë gadishullin Skandinav; Mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet pjesërisht Evropa Qendrore. Ndërsa vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në; gadishullin e Ballkanit, Italinë veriore si edhe Brigjet e Detit të Zi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI