Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Nuk kaloi vettingun, prokurori Petrit Hysa shkarkohet nga detyra

Lapsi.al 24 May 2023
Nuk kaloi vettingun, prokurori Petrit Hysa shkarkohet nga detyra

Ngec në vetting një tjetër prokuror. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 24 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore më 22 maj, Hysa dha shpjegime për bilancet negative në krijimin e pasurive, për dyshimet e ngritura lidhur me burimet e krijimit, si dhe për disa çështje në aspektin profesional për të cilat i ishte kaluar barrë prove.

Petrit Hysa ka punuar fillimisht si hetues në Dibër dhe në Mat në vitet 1986-1991. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si prokuror në Prokurorinë e Pogradecit dhe në vitin 1999 u transferua në Tiranë në cilësinë e zëvendësdrejtuesit. Prej asaj kohe dhe deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin e prokurorit në kryeqytet.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI