Flash

Ndahet nga jeta ikona e Rock’n Roll, Tina Turner

Lapsi.al 24 May 2023
Ndahet nga jeta ikona e Rock’n Roll, Tina Turner

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë një nga ikonat e rock'n Roll, Tina Turner. Ajo u bë një nga yjet e pop-it në vitet 1980 kur pushtoi majat e klasifikimeve. Vitet e fundit, shëndeti ishte përkeqësuar pasi ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve në 2016. Për këtë iu nënshtrua një transplanti të veshkës në 2017.

Turner ishte një nga zërat më të fortë në mbështetjen e grave me ngjyrë në muzikë. Ajo përcaktoi një epokë të muzikës duke bërë që Mick Jagger të pranojë se kishte marrë frymëzim nga performancat e saj të gjalla dhe energjike live.

Pas dy dekadash me burrin e saj abuziv, Ike Turner, ajo doli e vetme dhe me gjithë vështirësitë e fillimit u bë një nga ikonat përcaktuese të pop-it të viteve 1980 me albumin Private Dancer. Jeta e saj u përshkrua në tre kujtime, një biografi, një muzikal xhukbox dhe në vitin 2021, në filmin dokumentar të mirënjohur, Tina. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE kritikon vizitën e Dodikut në Moskë

Bashkimi Evropian ka kritikuar vizitën e liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në Moskë dhe takimin që ka zhvilluar me presidentin rus, Vl...

18:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI