Flash

I dënuar përjetë për rrëmbimin e Jan Prengës, Bixhdili bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 24 May 2023
I dënuar përjetë për rrëmbimin e Jan Prengës,

Festim Bixhdili, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit të dënimit të tij me burg përjetë për rrëmbim me pasojë vdekjen dhe më pas zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.

Sipas SPAK, referuar kamerave të sigurisë në ambientet e resortit në pronësi të Altin Hajrit, Bixhdili ka pastruar vendin e krimit, ka gjetur kazmat dhe lopatat, duke kërkuar për vendin ku do groposej trupi, si dhe ka gjetur rroba të pastra për autorët që bën rrëmbimin.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz.

Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa pas 11 ditë hetimesh intensive e çuan policinë në një resort në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Ka dyshime se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga. Sipas SPAK i pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Bixhdili nuk ka pranuar të bashkëpunojë, por nga pamjet filmike dhe antenat celulare është vërtetuar se ai ka shkuar në kompleksin “Golden” disa minuta pasi është dërguar i rrëmbyeri dhe është marrë me pastrimin e vendit.

Sipas prokurores, të nesëmen Bexhdili është larguar me një furgon dhe shihet që është me kazmë e lopatë. Për gjetjen e kufomës së tij janë kryer disa herë kërkime nga Policia. Me 3 vite u dënua Olsi Turjen, që akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetes, por shuhet masa e sigurisë ndaj tij.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI