Flash

Caktohet 25 marsi si datë për gjyqin ndaj ish-presidentit Trump

Lapsi.al 24 May 2023
Caktohet 25 marsi si datë për gjyqin ndaj ish-presidentit Trump

Një gjykatës caktoi të martën 25 marsin 2024, si datë paraprake për një gjyq ndaj ish-presidentit Donald Trump, e cila do të përkonte me kulmin e sezonit për zgjedhjet për kandidatin presidencial brenda Partisë Republikane. Gjykatësi e njoftoi datën në një seancë ku zoti Trump mori pjesë përmes videos. Ai kishte deklaruar muajin e kaluar se ishte i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Në seancën e së martës, gjykatësi i Manhatanit, Juan Merchan shqyrtoi një urdhër që ndalonte ish-presidentin Trump të shpërndante publikisht disa prova të dorëzuara nga prokurorët. Trump u lejua të mos paraqitej personalisht në gjykatë, për të shmangur sfidat e mëdha të sigurisë dhe logjistikës që shoqëruan shpalljen e akuzës ndaj tij muajin e kaluar.

Ish-presidenti republikan mund të flasë publikisht për çështjen penale, sipas urdhrit të gjykatësit Merchan, por ai mund të mbajë përgjegjësi për shpërfillje të gjykatës, nëse përdor provat e dhëna nga prokurorët kundër dëshmitarëve ose personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Trump deklaroi se ishte i pafajshëm më 4 prill për 34 akuza lidhur me falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me pagesat që kompania e tij i kishte dhënë ish-avokatit të tij, Michael Cohen. Prokurorët thonë se këto pagesa kishin për qëllim rimbursimin dhe kompensimin e zotit Cohen për kryerjen e pagesave në këmbim të heshtjes gjatë fushatës së vitit 2016 lidhur me akuza për marrëdhënie jashtëmartesore. Trump mohon të ketë pasur lidhje jashtëmartesore dhe thotë se ndjekja penale është e motivuar politikisht.

Urdhri i gjykatësit Merchan ndalon Trump dhe avokatët e tij të shpërndajnë prova te palët e treta ose t’i postojnë ato në mediat sociale dhe kërkon që disa materiale të ndjeshme të shpërndara nga prokurorët të mbahen vetëm nga avokatët e Trump, jo vetë ai.

Prokurorët kërkuan urdhrin nga gjykata menjëherë pas arrestimit të zotit Trump, duke përmendur atë që ata thonë se është prirja e tij për të bërë “deklarata ngacmuese, që vënë njerëzit në pozitë dhe kërcënuese” për njerëz me të cilët është angazhuara në mosmarrëveshje ligjore.

Gjykatësi Merchan, duke vënë në dukje statusin “të veçantë” të Trump si ish-president dhe kandidat aktual, e ka bërë të qartë se urdhri mbrojtës nuk duhet të interpretohet si një urdhër për t’i mbyllur atij gojën dhe se Trump ka të drejtë të mbrohet publikisht.

Avokatët e ish-presidentit Trump po kërkojnë që çështja e tij penale të transferohet në gjykatën federale. Derisa të vendoset nëse një gjë e tillë do të pranohet, ajo do të vazhdojë në gjykatën shtetërore./VOA

Të këshilluara

Dodik takohet me Putinin në Moskë

Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, konfirmoi presidenti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë takimit që zhvilloi në Moskë...

17:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI