Flash

200 të burgosur në 2 vite do të sillen në Shqipëri, Ministria e Drejtësisë detaje mbi marrëveshjen me Britaninë e Madhe

Lapsi.al 24 May 2023
200 të burgosur në 2 vite do të sillen në Shqipëri,

Ministria Drejtësisë e cila përmes ministrit Ulsi Manja udhëhoqi procesin e marrëveshjes për të burgosurt me Britaninë e Madhe, publikoi detajet e para të kësaj marrëveshje.

Në deklaratën për median Ministria a Drejtësisë thotë:

Në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI