Flash

Tjetër aksident në punë në Tiranë, i riu bie nga lartësia e pallatit ku punonte

Lapsi.al 23 May 2023
Tjetër aksident në punë në Tiranë, i riu bie nga

Një tjetër aksident në punë, ku ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën "Besnik Hidri". Në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në më pak se një javë dy punëtorë ndërtimi kanë rënë nga skelat dhe janë vrarë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur në Tiranë dhe Vlorë.

Aksidenti i parë ndodhi në 19 maj në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë, ku punonjësi i identifikuar si A.P. 60 vjeç ra nga skela dhe humbi jetën. Policia e Vlorës raportoi arrestimin e bashkëpronarit të pallatit, një 70-vjeçar, i akuzuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

Po ashtu u arrestua edhe administratori dhe drejtuesi teknik i firmës, A.K. 53 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në Tiranë aksidenti i rëndë ndodhi të dielën, kur sipas policisë një 50-vjeçar humbi jetën pasi ra nga skela e një pallati në ndërtim. “Rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim. Policia e Tiranës nuk ka bërë me dije përgjegjës për rastin.

Tre aksidente të tjera me pasojë lëndime të rënda të punëtorëve ndodhën po ashtu në këtë sektor në pesë ditët e fundit. Një punëtor ra në kontakt me korrentin, një tjetër u godit nga një vinç në Palasë, ndërsa një i tretë ra nga lartësia.

Megjithë aksidentet e rënda në sektorin e ndërtimit, nuk ka pasur ndonjë reagim nga institucionet shtetërore.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI