Flash

Thyen e vodhën dyqanin, policia arreston në flagrancë 2 të rinjtë në Lushnjë

Lapsi.al 23 May 2023
Thyen e vodhën dyqanin, policia arreston në flagrancë 2 të

Autorët e një vjedhjeje me thyerje në një dyqan në Lushnjë janë arrestuar pak minuta pas krimit nga policia, teksa tentonin të largoheshin me makinë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen "Skënder Libohova", u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI