Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Tension në Moskë/ Cilët janë legjionarët që guxuan të sulmojnë Rusinë

Lapsi.al 23 May 2023
Tension në Moskë/ Cilët janë legjionarët që guxuan

Një grup luftëtarësh të përshkruar nga Kremlini si "diversantë" kaluan kufirin nga Ukraina natën e së hënës duke hyrë në rajonin e Belgorodit. Aty ata sulmuan disa objekte policore dhe ushtarake duke nxitur një përgjigje të fortë nga forcat ruse. Pas dy ditë luftimesh, Moska njoftoi se i rrethoi kryengritësit dhe vrau më shumë se 70 prej tyre duke e detyruar pjesën tjetër të tërhiqet sërish në territorin e Ukrainës.

Kievi e ka hedhur poshtë që ata të jenë militantë ukrainas dhe thotë se ata janë formacione ushtarake ruse që luftojnë kundër Kremlinit. Në anën tjetër Perëndimi e ka parë me nervozizëm nisjen e luftimeve brenda territorit rus edhe pse Kievi e mohon që të ketë gisht. Zyrtarët ukrainas thonë se ata janë shtetas rusë nga i ashtuquajturi “Legjioni i Lirisë së Rusisë” dhe “Korpusi Vullnetar Rus” (RDK) që kërkojnë të krijojnë një "zonë sigurie" për ukrainasit. BBC thotë se të dy grupet në të kaluarën janë përshkruar si pjesë e një legjioni ndërkombëtar që janë përfshirë në mbrojtjen territoriale të Ukrainës.

Andriy Yusov nga drejtoria e inteligjencës së Kievit thotë se të dy grupet po punonin "në mënyrë autonome në territorin e Rusisë" dhe se ukrainasit nuk ishin të përfshirë. Ndërsa një TV ukrainas tha se ata ishin milicia dhe "vullnetarë rusë". Korpusi Vullnetar Rus (RDK) u bë i njohur në mars 2023 duke marrë pjesë në një bastisje ndërkufitare në rajonin Bryansk të Rusisë ku tha se pjesë e saj ishin 45 persona.

A helicopter flying over Belgorod on 22 May

Raporte të pakonfirmuara ruse folën për të shtëna, viktima dhe pengje, ndërsa RDK tha se kishte kaluar kufirin për t'u bërë thirrje rusëve të rebelohen kundër qeverisë së tyre. Grupi tha se nuk kishte marrë peng askënd dhe se u tërhoq i sigurt në territorin ukrainas. Udhëheqësi i tyre njihet si Denis Kapustin ose Denis Nikitin, një nacionalist rus. Grupi përkrah një shtet rus mono-etnik.

Në vitin 2020, një uebsajt investigativ ukrainas pretendoi se ky grup kishte lidhje me grupe neo-naziste. Nikitin ka folur në të kaluarën se i përkiste një lëvizjeje huliganësh të futbollit. Grupi i tij RDK akuzon opozitën e Rusisë se është përulur ndaj qeverisë për çështjen e luftës në Ukrainë. Një tjetër anëtar i korpusit, i quajtur “Fortuna”, tha për mediat ukrainase nëntorin e kaluar se ata numëronin 120 persona.

Members of Russian Volunteer Corps pose for a picture atop an armoured vehicle at Graivoron border crossing in Kozinka, Belgorod region, Russia, in this handout picture released on May 23, 2023

"Ne jemi një njësi vullnetare. Ne nuk jemi rekrutë ose ushtarakë me kontratë si qytetarët ukrainas" – tha ai. Ndërsa Legjioni i Lirisë së Rusisë (FRL) është një organizatë shumë e ndryshme që lufton së bashku me trupat ukrainase kundër forcave ruse. Ai përdor një flamur të bardhë-blu-bardhë i konsideruar nga një pjesë e opozitës ruse si flamuri i "Rusisë së lirë".

Nëse Denis Nikitin kërkon "përmbysjen e regjimit të Putinit", luftëtarët e legjionit janë më të prirur ta quajnë veten centristë. Megjithatë, më 22 maj, legjioni njoftoi se kishte "çliruar" fshatin rus të Kozinka, përtej kufirit ukrainas, në jug-perëndim të Belgorodit. Madhësia e këtij legjioni është e paqartë, por sipas faqes së saj të internetit, ai pretendon se "po lufton në bashkëpunim të plotë me Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe nën udhëheqjen e komandës ukrainase". Anëtari më i njohur i grupit është Cezari. Ai tha se një pjesë e forcave të tyre ishin ushtarë rusë të dorëzuar te forcat ukrainase. Ata e kishin bërë këtë për të ndryshuar anën. ©LAPSI.al

map

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI