Flash

Shoqërohet shoku i Habib Rexhës/ E ndihmoi të shkonte në Kukës pas vrasjes

Lapsi.al 23 May 2023
Shoqërohet shoku i Habib Rexhës/ E ndihmoi të shkonte në

Policia e Kavajës ka shoqëruar mbrëmjen e kësaj të marte edhe një person tjetër i cili dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi vrau Arjan Gosën pasditen e së dielës në këtë qytet. Mësohet se është shoqëruar në komisariat, Ervis Kurti me të cilin Habib Rexha është larguar nga Durrësi drejt Kukësit.

Rexha u vetë-dorëzua në polici këtë të martë pas negocimit me familjarët e tij. 31-vjeçari e qëlloi Arjan Gosën me një plumb në kokë në prani të të atit të moshuar teksa po pinin kafe në një lokal.

“Gjithçka e bëra pa e menduar. E pashë dhe e vrava”, - u ka thënë ai efektivëve të policisë së Kavajës. Ai ka rrëfyer se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Sipas të njëjtave burime 31-vjeçari është shprehur se ka qenë në një makinë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

“I kërkova mikut të parkonte pak metra larg lokalit dhe shkova e qëllova me pistoletën që mbaja me vete” – u ka thënë ai hetuesve. Rexha u ka thënë hetuesve se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës. Autori ka qëndruar në Kukës këto ditë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI