Flash

Shehaj voton kundër: Ofenduese që të bëhemi bashkë për të rritur rrogat tona

Lapsi.al 23 May 2023
Shehaj voton kundër: Ofenduese që të bëhemi bashkë

Agron Shehaj e ka quajtur farsë vendimin e kryeministrit Rama për të rritur e rrogat e administratës por jo të deputetëve dhe minsitrave. Votimin e tij kundër, ndryshe nga kolegët e tij të së djathtës, Shehaj e argumentoi duke thënë se kjo është tallje që i bëhet deputetëve nga Rama.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës bashkuan sot votat për të rritur rrogat e tyre, pasi Rama tha se nëse duan mund t'i rrisin vetë, Agron Shehaj e quajti ofenduese.

Para votimi, ai i bëri thirrje deputetëve të mos bëhen pjesë e kësaj farse.

"I ftoj kolegët këtu të mos bëhen pjesë e kësaj farse. Do të ishte realisht ofenduese për të gjithë ne, që ne të rrisim rrogat tona. Unë nuk po them që deputetëve nuk iu takon që si gjithë të tjerët të përfitojnë nga rritja e rrogave. Nuk po them këtë. Por ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj farse. Nuk mund të tallet kryeministri dhe qeveria në këtë farë mënyre me ne. Të na hedhi aty një projektligj ku thotë, ne do ja rrisim të gjithëve, se për popullin, nuk e bëjmë për vete. Ju po deshët rritjani vetes. Merreni ju këtë turp përsipër. T'ja rrisni vetes. Kjo është farsa e këtij kryeministri, e kësaj qeverie." - u shpreh Shehaj.

Votimi u realizua dhe vetëm Shehaj votoi kundër. Deputetët e tjerë të opozitës bashkuan votat me socialistët për të rritur rrogat e tyre meqë Rama nuk mori vendim për t'ia rritur. Sikurse pritej, ky bashkim votash shkaktoi debat në opinionin publik.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI