Flash

Reagon Anwar Hadid pas deklarateve të çuditshme

Lapsi.al 23 May 2023
Reagon Anwar Hadid pas deklarateve të çuditshme

Lidhja e re e Dua Lipës ka marrë vëmendjen e gjithë botës, e sidomos të ish-partnerit të saj, Anwar Hadid. Ku i fundit, fajëson internetin për mesazhin se “dua ta vrasë atë”, mesazh që u përfol se ishte për të dashurin e ri të Dua Lipës. Ai shkroi në Instagram Story se ndjekësit e tij duhet të jenë të mërzitshëm që shpikin teori të tilla.

“Çmenduri se si Interneti do të krijojë artikuj të tërë për gjëra që ata nuk dinë!! Jeni shumë të mërzitshëm. Më falni.”-shkroi ai.

23-vjeçari shkaktoi furtunë në rrjet kur postoi një selfie me mbishkrimin, “Duke u përpjekur të mos e gjej dhe ta vrasë”.

Dua nuk reagoi publikisht ndaj mesazheve të Anwarit, të cilat ai i shkroi pak orë pasi ajo dhe partneri i saj i ri, Romain Gavras, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë 2023.

Kujtojmë se Anwar dhe Dua Lipa ishin në një lidhje nga viti 2019 deri në 2021. Përpara se të takohej me regjisorin francez, Lipa u përfol për lidhje me Trevor Noah, kur ata u fotografuan në New York disa herë vitin e kaluar.

Të këshilluara

Fansat kundër Taylor Swift, shkak muzikanti

Fansat e Taylor Swift  kanë shkruar një letër të hapur duke i kërkuar artistes të adresojë polemikat e shumta të Matty Healy në mes të romancës së tyre të përfo...

16:41

Ndahet nga jeta aktori i "Thor"

Aktori Ray Stevenson, i cili portretizoi personazhin Volstagg në Thor ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për E! News. Ndërsa detaje t...

15:07

Jeff Bezos fejohet me Lauren Sanchez

Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, po shkojnë drejt martesës! ET mësoi të hënën se çifti është fejuar pas katër vitesh lidhje. Kreu i Amazon dhe...

14:28

Koha ideale për të bashkëjetuar

Të gjithë kanë mendime të ndryshme kur bëhet fjalë për t’u shpërngulur me partnerin tuaj. Disa njerëz thonë se duhet pritur të paktën një vit, para se të mendoh...

12:25

Gigi Hadid një pengesë për DiCaprio

Dashuria dhe lidhjet e Leonardo Di Caprio-s janë shpesh në titujt kryesorë të lajmeve, por zakonisht ndodh sepse ai ka një të dashur që është shumë më e re se a...

10:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI