Flash

Rama në Lezhë e Kurbin: Jam i prekur për fitoren në bashki ‘të diskutueshme’

Lapsi.al 23 May 2023
Rama në Lezhë e Kurbin: Jam i prekur për fitoren në bashki

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me turin e falënderimeve sa i takon fitores së PS-së në bashkinë e Lezhës dhe Kurbinit. Ai tha se është i prekur për fitoren në bashki të cilat i konsideronte si të ‘diskutueshme’.

Më tej, ai u shpreh se votuesit i kanë lënë Partisë Socialiste një përgjegjësi shumë të madhe me fitoren e thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Jam i prekur për fitoren në bashkitë të cilët unë i fusja tek ato ‘të diskutueshme”. Fitorja në këto bashki është një kënaqësi por zgjat pak ditë dhe pastaj fillon dhe vendin e kënaqësisë e zë përgjegjësia e madhe sepse është një përgjegjësi e madhe që na kanë lënë votuesit në Kurbin dhe Lezhë. Më vinte keq që bashkia Kurbin nuk ishte ndër bashkitë e sigurta sepse në bashkinë Kurbin kemi bërë më shumë se për çfarëdo tjetër po ta marrësh në aspaketin e bashkive.

E kam parë që këta të vegjlit (kryebashkiakët e bashkive të vogla), sa më të vegjël janë aq më të tmerrshëm janë. Një njeri që i rri punës mbi kokë me kaq këmbëngulje dhe përkushtim, është njeriu që i duhet situatave të vështira dhe atyre plagëve kaq të vjetra të trashëguara sa duket sikur nuk zgjidhen dot”- tha Rama.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Rama pati edhe një takim me këshilltarët socialistë të zgjedhur për këshillat bashkiakë të Lezhës dhe Kurbinit

Të këshilluara

KAS merr vendime për Dibrën dhe Memaliajn

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi sot kërkesën ankimore të Partisë Lëvizja e Legalitetit për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në dy qendra vot...

19:09

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI